Kosovë: Nishani – avokues për njohjen ndërkombëtare

QYTETARËT SHPREHIN KEQARDHJE PËR VDEKJEN E PARAKOHSHME

Si avokues për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe përfshirjes së saj në nismat rajonale për të forcuar stabilitetin në rajon dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor njihet në Kosovë ish presidenti tashmë i ndjerë Bujar Nishani.

I njohur edhe për një maturi publike gjatë pozitave drejtuese që mbante në Shqipëri, qytetarët e Kosovës shprehin keqardhje për vdekjen e parakoshme të ish presidentit Nishani.

Vizitën e fundit si president në Kosovë Bujar Nishani e kishte realizuar në vitin 2017, ndërsa para dy ditësh kortezhi me trupin e pajetë i tij ka kaluar nëpër Kosovë, ku edhe është nderuar nga forcat policore kufitare atje me një ceremoni të improvizuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share