Sulmi në veri të Kosovës/ Abazoviç: E papranueshme, Mali i Zi përkah qëndrimet e BE dhe NATO

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se sulmi që ka ndodhur në Banjskë është i papranueshëm teksa shton se hetimet në lidhje me ngjarjen duhet të ndërmarren nga Serbia, Kosova dhe ndërkombëtarët.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviç shprehet se Mali i Zi përkrah qëndrimet që kanë mbajtur BE dhe NATO teksa shton se duhet të dalin përgjegjësit e sulmit në veri të Kosovës.

Dritan Abazoviç:  Unë mendoj se hetimi, i cili do të realizohet ka për të treguar të vërteta. Jashtëzakonisht dua të them se është e paparanueshme ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës. Mali i Zi përkah qëndrimet e BE dhe NATO, kjo është diçka e papranueshme. Kushdo që ka krijuar atë lloj konlikti, duhet të jetë përgjegjës. Unë pres dhe hetim nga autoritetet e Kosovës, Serbisë dhe ndërkombëtarët sepse ata nuk mund të lajnë duart nga kjo punë. Ka pasur paralajmërime se atje gjenden njerëz që kanë lidhje me krimin e organizuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mali i Zi ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshme në kufijtë që janë njohur. Dakord jemi me çdo aktivitet të KFOR-it dhe të tjerëve që japin kontribut. Dihet se cilat janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Jam i bindur se veprimet e Ramës dhe çdo aktivitet i tij ndërkombëtar që është jashtëzakonisht i madh, shkojnë që të gjendet modaliteti, të gjendet paqe dhe të shkojmë në progres. Nuk i takoj politikanëve që do të nisë kritika ndaj Ramës pasi jam mëse i bindur se çdo veprim i tij pa marrë parasysh si intepretohet, shkon vetëm si të kemi një rajon ku ka për të qenë fokusi në bashkëpunim dhe paqe./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share