Kosova në KiE/ Politika shqiptare në RMV uron Kosovën!

“Me 2/3 e votave delegatët e kësaj Asambleje sollën sot vendim historik duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të Europës pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës” – shkruan në Facebook, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, I cili thotë se ka mbetur vetem edhe një hap për vendosjen e drejtësisë së mohuar një kohë të gjatë në vendin e vet!

“Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!” – thuhet në postimin e Ali Ahmetit.

“Ky është edhe një sukses i madh dhe historik për shqiptarët e sidomos për Kosovën” – shkruan nëpër rrjete sociale, kreu I Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke shtuar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat politike që opozita në Kosovë në koordinim me BDI-në dhe partnerët e saj në Maqedoninë e Veriut i bëjnë ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kosova në Këshillin e Evropës, ka dominuar edhe në postimet nëpër rrjete sociale të kandidatëve presidencial shqiptar.

“Kështu ka nis beteja për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës” – shkruan në Facebook, Bujar Osmani, duke shpërndarë një video nga  mbledhja e Këshillit ministror të KE -së në Torino.

Por, jo vetëm kaq! Osmani ka shpërndarë fjalimin e deputetes së BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Të lumtë Arta! Nëse them se ishte më shumë EMOCION se sa FJALIM, jam e bindur që do të më besoni e kuptoni!” – shkruan Osmani në Facebook.

“Gjithmonë me Kosovën tonë! – thotë Arben Taravari. 

“E uroj Kosovën për votimin e opinionit pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Rruga drejt forcimit të sovranitetit të jashtëm është e vështirë, por me qeveri të pakorruptuar si ajo e Albin Kurtit, bëhet më e lehtë” – thuhet në deklaratën e Taravarit të postuar edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook. / tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share