Bexheti: Për herë të parë shoh dritë në fund të tunelit në Maqedoni

Në një deklaratë të fundit në emisionin “Debat Plus”, analisti Nuri Bexheti ka shprehur një ndjenjë të rrallë optimizmi për të ardhmen e Maqedonisë, duke theksuar rëndësinë e mendimit të lirë si një prej shtyllave kryesore të demokracisë liberale. Bexheti ka vlerësuar lart iniciativën për të hapur më shumë hapësira për partitë opozitare në debatet publike, duke e konsideruar atë si një hap pozitiv.

Bexheti ka përmendur gjithashtu se grumbullimi i shqiptarëve në dy taborre dhe intensifikimi i kampanjave dhe debateve janë zhvillime pozitive që do të çojnë në një proces zgjedhor më të shëndetshëm më 24 prill.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë gjykoj që liria nuk ka kuptim pa mendim të lirë, një nga fundamentetet liberale demokratike të botës perëndimore, që është dhënë gjak dhe mund ndër kryesoret për mua është mendimi i lirë. Iniciativa juaj e një zinxhiri debatesh ku i jepet hapsir më shumë partive opozitare e kam mbështetur shumë dhe mu bë qejfi, por më vejn shumë keq për akuzimin e bërë se paguhet dikush për të folur është e papranueshme. Me hedh akuza të pabazuara në këtë muaj të shenjtë dhe në Islam është e pafalshme, dhe Azizi është hoxh dhe ka bërë një mëkat të madh dhe është mirë që të dali dhe të sqaroj opinionin. Grumbullimi i shqiptarëve në dy taborre është gjëja më e mirë që ka ndodhur, le të bëhen kampanjat intensive, le të bëjnë debate dhe më në fund më 24 prill le të hidhet vota. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share