Korridori 8 dhe 10D: Nisin negociatat për ndërtimin e autostradave

GJATË VITIT PRITET TË NISIN AKTIVITETET E NDËRTIMIT

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe Konzorciumi ndërkombëtar “IRD Inxhenjering” në Qeveri kanë nënshkruar marrëveshjen për konsultant dhe mbikqyrje të Korridorreve 8 dhe 10-D, që do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Me nënshkrimin e marrëveshjes nis procesi negociues me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër uatostradave me mbi 120 kliometra gjatësi të korridoreve 8 dhe 10D, kurse gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet ndërtimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas një periudhe të gjatë pritje e diskutimeve në opinion më në fund u nënshkrua dokumenti vendimtar për realizimin e projektit të shumëpërfolur, por edhe më të madh infrastrukturor në vend –  Korridorit 8 dhe 10D. Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin dhe  mbikëqyrjen e transaksioneve, sic njofton KlanM, u bë nga autoritetet e RMV-së dhe drejtorit të konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering. Sipas Kryeministrit Kovaçevski ky është projekti më i madh i infrastrukturës kapitale në historinë e vendit.

“Ndërtimi I austostradave në Korridoret 8 dhe 10 D ka rëndësi kyçe për ngritjen e nivelit të cilësisë së infrastrukturës rrugore, me cka do të përcaktojmë pozitën gjeostrategjike të RMV-së, e cila përmes këyre projekteve do të bëhet rrugë e pashmangshme për transport në rajon dhe më gjerë” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Për nesër, sic njofton KlanM, është thirrur seanca e komitetit drejtues ku do të merret vendimi që të nisin negociatat midis konsulentit të zgjedhur “IRD Inxhinjering” dhe konzorciumit “Behtel dhe Enka” që do t`I ndërtojë dy korridoret.

Për Zv/Kryeministrin e parë, Artan Grubi dita e sotme paraqet një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

 “Sot është vërtet një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Ne po fillojmë ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili do të jetë shumë domethënës për të gjithë qytetarët tanë, për ekonominë tonë dhe për lidhje rajonale” – deklaroi Artan Grubi. 

Drejtor i “IRD Engineering”, Paolo Orsini, pas nënshkrimit të Marrëveshjes premtoi se do të bëhet gjithçka për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam dyshim se kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë” – tha Paolo Orsini.

Me këtë project, sic njofton KlanM, është planifikuar ndërtimi i autostradave: Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë 22.5 kilometra, Gostivar – Bukojçan 30.1 kilometra, Tetovë – Gostivar 27 kilometra, dhe seksioni nga Korridori -10 d Prilep – Manastir 43.4 kilometra. Në  buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë 15 miliardë denarë ose 244 milionë euro. Gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet e ndërtimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share