Korea e Veriut i shiti armë grupit rus Wagner

SHBA deklaron se një vendim i tille shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-se, grupi akuzohet për krime lufte

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar me raketa grupin mercenar rus Wagner për përdorim në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë bëri të ditur se dërgesa shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se do të shpallte sanksione të mëtejshme ndaj Wagner. Korea e Veriut dhe Wagner i kanë mohuar raporte të tilla. Luftëtarët e grupit mercenar janë rritur nga 1,000 në gati 20,000 në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Grupi ka qenë gjithashtu aktiv kohët e fundit në Siri dhe vendet afrikane dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut. “Wagner po kërkon në mbarë botën për furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

BBC raporton se Wagner po shpenzon më shumë se 100 milionë Dollarë çdo muaj në Ukrainën por pronari i Wagner, Yevgeny Prigozhin e mohojnë lajm të tillë, duke i quajtur spekulime ndërsa ministria e jashtme e Koresë së Veriut i quajti raportet “të pabaza”.

Grupi Ëagner besohet të ketë hyrë për herë të parë në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014. Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, e quajti “të neveritshme” që Rusia, një anëtare e përhershme me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila vendosi sanksionet, tani po përdor armë të blera nga Koreja e Veriut dhe Irani për të vazhduar luftën e saj kundër Ukrainës.

Korea e Veriut në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore bëri të ditur se shteti “mbetet i pandryshuar në qëndrimin e tij parimor për çështjen e dërgesave të armëve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe se një gjë e tillë që nuk ka ndodhur kurrë.

Shumë të dënuar besohet se i janë bashkuar Ëagner-it megjithëse nuk ka shifra të sakta. Në këmbim, atyre u është thënë se do të paguhen dhe do t’u zbuten dënimet pasi kanë shërbyer gjashtë muaj në vijën e parë. Wagner është përballur me sanksionet e SHBA-së që nga viti 2017. Departamenti i Tregtisë zbuloi të mërkurën kufizime të reja të eksportit që shënjestërojnë Wagner-in në një përpjekje për të kufizuar më tej qasjen e tij në teknologji dhe furnizime.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share