Konkursi për kontrollues të trafikut ajror / ASH kërkon të mos anulohet, por të respektohet rezultati

Të respektohet rezultati i konkursit për kontrollues të trafikut ajror të përzgjedhur nga kompania daneze

Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar që të respektohet rezultati i konkursit për kontrollues të trafikut ajror të përzgjedhur nga kompania daneze. Sipas kësaj partie, lajmet e publikuara për tentim për të anuluar konkursin, tregojnë për nepotizëm dhe korrupsion institucional që mumd të ketë pasoja të paparashikueshme.

“Kontrolli ajror është sektor jashtëzakonisht i prekur nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku gërshetohen interesat financiare të zyrtarëve më të lartë të pushtetit. Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Rashkovski, ishte zënë duke kurdisur tenderë për pajisje të kontrollit ajror me fonde të BERZH-it, por rasti ende nuk ka gjetur epilog gjyqësor, si shumica e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje që të ndalohen, sipas tyre, keqabuzime në sektorin e fluturimeve civile, pasi rrezikohet jeta e udhëtarëve që shfrytëzojnë Aeroportin e Shkupit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share