Taravari: Shpresoj që deri në fund të Qershorit të arrihet konsesusi për ndryshimet Kushtetuese

“ASH 100 DITË NË QEVERI – PROGRES I DUKSHËM PËR VENDIN”

Lideri i ASH-së, Arben Taravari shpreson se partitë politike deri në fund të këtij muaji të arrijnë konsensus për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, njofton KlanM.

Ai gjatë një konference për media, tha se partia e tij është e gatshme për çfarëdo lloj skenari, që është në dobi të miratimit të këtyre ndryshimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke komentuar takimin e sotëm mes dy liderëve maqedonas, Taravari, sic njofton KlanM, tha se ndjehet keq që në të nuk janë përshirë liderët shqiptar, por se, çfarë do lloj komunikimi është i mirë.

“Më vjen keq që segregohemi, takohen vetëm liderët politik maqedonas, por përsëri çdo komunikim është i mirë, shpresoj që në të ardhmen të ketë takim bashkë edhe të liderëve maqedonas me liderët shqiptar. Për kështu vendime politike duhet konsensus më i gjerë politik shoqëror por edhe politik partiak. Shpresoj se, deri nga fundi i muajit qershor të arrihet të arrihen konsensus shoqëror e politik, ti bëjmë ndryshimet kushtetuese” – tha Arben Taravari.

Taravari, sic njofton KlanM, u shpreh optimist se shumica do të sigurojë 80 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk do të kisha dashur që në shtator apo tetor Maqedonia të ndahet prej Shqipërisë, Shqipëria t’i vazhdojë negociatat kurse Shqipëria të mbetet anash, gjithnjë e më shumë më duket skenari i vitit 2008. Mendoj se, disa politikanë, intelektualë maqedonas përmendin se, do të ketë opsion më të mirë. Vetëm ua përkujtojë 2008-shin, Bukureshtin kur Maqedonisë ia ofronte që vetëm për përdorim të jashtëm ta kenë ndonjë opsion tjetër dhe nuk e pranuan, në 2019 të gjithë e pranuan për përdorim të përgjithshëm RMV” – deklaroi Taravari.

Taravari, sic njofton KlanM, këto komente i bëri gjatë konferencës për media, ku prezantoi rezultatet e 100 ditëve të funksionarëve të kësaj partie në Qeveri. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share