Kondov: Osmani sqaron kryeministrin Kovaçevski

“DEKLARATA PËR POLITIKANË NGA SOFJA, E JO PËR POLITIKËN BULLGARE”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, sic njoftojnë mediat bullgare, i ka thënë kolegut të tij bullgar, Ivan Kondov, se krahasimi I Bullgarisë me Rusinë nga Kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka pasur të bëjë me disa politikanë nga Sofja e jo me politikën e përgjithshme bullgare, njofton KlanM.

Maqedonia e Veriut patjetër ta ndryshojë mënyrën e sjelljes ndaj Bullgarisë, për shkak se kjo nuk është rruga për integrimin e saj të shpejt në BE – ka deklaruar Ministri i Jashtëm bullgar, Ivan Kondov, pas takimit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shefi I diplomacisë bullgare, sic percjell KlanM, ka njoftuar se ka biseduar me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, lidhur me deklaratën e paradokohshme të Kryeministrit Kovaçevski se sjellja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është e njëjtë me atë të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ai u përpoq të sqarojë se de facto deklarata e Kryeministrit lidhet me politikanë konkret, e jo me politikën e Bullgarisë, por unë e pyeta përse në këtë situatë përmendet Bullgaria e jo politikani konkret” – tha Ivan Kondov, ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Sipas tij, kjo sjellje e autoriteteve të Shkupit nuk i kontribuon integrimit të shpejtë në BE.

“Disa nga kolegët shtruan pyetjen për zgjerim më të shpejtë dhe pistë më të shpejtë. Normalisht, nga ana jonë thash se është shumë e rëndësishme të plotësohen të gjitha obligimet, duke llogaritur edhe ndryshimin e Kushtetutës. Gjithashtu thash se situata e tashme dhe mënyra se si përmendet Bullgaria, nuk është mënyrë për integrim të shpejtë në BE” – tha Ivan Kondov, ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic percjell KlanM, javën e kaluar në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik, vlerësoi se akuzat e Bullgarisë për mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni të Veriut janë të pabaza. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share