Kinezi Ding Liren shapallet kampion i ri i botës në shah

Liren Ding, mjeshtri 30-vjeçar nga Kina në ndeshjen për titullin e botës mundi 32 vjeçarin nga Rusia Jan Nepomniacin

Ding Liren nga Kina është kampioni i ri botëror i shahut pasi mposhti kundërshtarin e tij rus Jan Nepomniacin me rezultat 2,5-1,5 në lojën e fundit të “tie-break”-it të Kampionatit Botëror FIDE 2023, që u mbajtë në Astana të Kazakistanit.

Pas barazimit 7-7, në “tie-break” prej 4 ndeshjesh me ritëm të përshpejtuar prej 25 minutash për lojtar, Ding përfitoi nga presioni i kohës së kundërshtarit të tij dhe fitoi lojën e fundit.

Përveç trofeut kampion bote, Ding do të marrë 1.1 milionë euro për fitoren e tij.

Mjeshtri kinez i merr kurorën pesë herë kampionit botëror Magnus Carlsen nga Norvegjia, i cili njoftoi në korrik se nuk do ta mbrojë më titullin këtë vit.

Ding u ftua në turne vetëm në minutën e fundit për të zëvendësuar rusin Sergei Karjakin, i cili u përjashtua nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) për mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës.

Ndryshe mjeshtri i shahut Liren Ding krijoi histori me Klubin e Shahut Alkaloid në vitin 2016, kur udhëhoqi klubin më me trofe në Maqedoninë e Veriut drejt titullit kampion të Kupës së Evropës për Klube të luajtur në Novi Sad të Serbisë, ndërsa tani bëhet kampion bote në shah.

Ai luajti në tabelën e parë për kampionët e Maqedonisë në të dyja paraqitjet e Kupës së Evropës për Klube në vitin 2017 dhe 2018, me një tjetër trofe për vendin e dytë në Antalia të Turqisë.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share