Messi kthehet në shtëpi – ”Delirium” në Rosario

5 MILION NJERËZ PRITËN KAMPIONËT E BOTËS

Lionel Messi kthehet në shtëpi, në Rozario. Pas pritjes spektakolare nga 5 milion njerëz në Buenos Aires, futbollisti më I mirë I Botërorit të Katarit, ka mbërritur në qytetin e lindjes.

Para shtëpisë së tij ka mbretëruar një atmosferë e jashtëzakonshme…

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Miliona argjentinas të entuziazmuar vërshuan në rrugët e Buenos Airesit për të përshëndetur kampionët e rinj të botës.

Bardhekaltrit të udhëhequr nga Leo Mesi në fillim e nisën paradën me një autobus të hapur.

Por për shkak të numrit të madh të tifozëve që ndodheshin në rrugët e Buenos Airesit, lojtarët u morën nga autobusi dhe u transportuan me helikopter.

Në sheshin qendror të kryeqytetit argjentinas “Obelisk” dhe në autostradat përreth ishin me qindra mijëra tifozë.

Sipas autoriteve, numri i fansave që ndodheshin në Buenos Aires shkoi në 5 milionë njerëz. Interesimi ishte tepër i madh nga fansat për të parë idhujt e tyre.

Tifozët mbanin pankartat e Messi-t dhe ikonës Diego Armando Maradona, luanin me instrumente, e të shumtë ishin ata që kishin hipur në shtyllat e tensionit apo mbi stacionin e autobusëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share