Kina shpik pajisjen për puthjet në distancë

Ideja lindi gjatë pandemisë së Covid-19 kur çiftet u ndanë fizikisht

Një ide e lindur gjatë pandemisë çoi në shpikjen e një pajisjeje për puthjet në distancë. Një kompani kineze ka krijuar këtë aparat që padyshim do u shërbejë njerëzve që po përjetojnë marrëdhënie në distancë. Pajisja bën të mundur transmetimin e puthjeve të përdoruesve përmes sensorëve të lëvizjes tek buzët e silikonit, të cilat lëvizin thuajse në të njëjtën kohë që preken nga përdoruesit.

I quajtur “MUA”, sipas tingullit që njerëzit zakonisht lëshojnë kur dërgojnë një puthje, pajisja gjithashtu kap dhe riprodhon tingullin dhe ngrohet pak gjatë puthjes, duke e bërë përvojën më autentike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shkencëtarët mesa duket reflektuan gjatë periudhës së gjatë të pandemisë, pasi panë që autoritetet në rastin më ekstrem i ndalonin të dilnin nga banesat apo të takonin të afërmit për disa muaj rresht.

Shpikësi i “MUA” quhet Zhao Jianbo, i cili shprehet se e ka përjetuar vetë marrëdhënien në distancë asokohe.

“Unë isha në një lidhje atëherë, por nuk munda ta takoja të dashurën time për shkak të izolimit”, tha ai.

Për qytetarë të tjerë kjo është zgjidhja perfekte.

“Unë kam një të dashur. Ajo është gjithashtu në Pekin, por udhëton shumë. Ne shpesh nuk shihemi. Mendoj se mund ta përdorim kur nuk mund të shohim njëri- tjetrin. Për shembull, kur gjërat nuk janë të mira mes nesh, ne mund ta përdorim edhe si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhënien tonë”, tha një qytetar.

Dy javë pasi pajisja doli në treg, firma shiti mbi 3,000 makineri puthjeje dhe mori rreth 20,000 porosi. Të gjithë të dashuruarit që kanë partnerët në distancë, duhet ta shkarkojnë një aplikacion në telefon dhe të lidhin me të makinerinë e puthjes.

Ndërkohë, banorëve të tjerë në Pekin ky produkt u duket absurd.

“Unë mendoj se nuk do të ndihmojë dhe mendoj se është vërtet budallallëk të blesh atë. Nuk mund të zgjidhë problemin e marrëdhënieve në distancë. Një lidhje video mund të jetë më e dobishme”, u shpreh një person.

Të tjerë thonë që nuk duhen përdorur në vende publike.

“Unë jam mjaft i hapur për të provuar gjëra të ndryshme. Mendoj se kjo është shumë e mirë dhe nuk ndihem i habitur sepse është për përdorim privat, kështu që nuk ka absolutisht asnjë problem. Nëse ju dëshironi ta nxirrni këtë gjë në rrugë dhe t’u tregoni të tjerëve për këtë, kjo mund të jetë paksa e çuditshme. Por nuk ka asnjë problem nëse vendosni ta përdorni në ambiente”, tha një person tjetër.

Përdoruesit në rrjetet sociale shprehën kritika për pajisjen pasi përmes këtij aplikacioni mund të përhapen përmbajtje erotike në internet, që deri më tani kontrollohen në mënyrë të rreptë nga autoritet kineze.

Ideja për të puthur nga distanca nuk është diçka e re. Studiuesit në Universitetin e Tokios shpikën një “makinë puthjeje” në vitin 2011, dhe Instituti Imagineering në Malajzi gjithashtu prezantoi një produkt të ngjashëm të quajtur “Kissinger” në 2016.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share