Apple përshtatet me ligjin e ri të BE, iPhone i ri ndryshon karikuesin

Në eventin e Apple më 12 Shtator, modeli i ri i iPhone që do të prezantohet do të ketë një portë karikimi USB-C.

Ndryshe nga kundërshtarët, kompania përdor fishën Lightning dhe ka një portë karikimi të posaçme për pajisjet e saj.

Ligji i ri i Bashkimit Europian parashikon që kompanitë teknologjike të unifikojnë karikuesit, një afat që mbaron në Dhjetor 2024, si një përpjekje që blerësit të kursejnë para dhe të reduktohen mbetjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Disa prej produkteve më të reja të Apple si iPad-ët e fundit kanë vendosur tashmë portën USB-C.

iPhone 14 është produkti i fundit që mund të karikohet me fishën Lightning dhe kjo mund të shënojë fillimin e fundit për këtë ekskluzivitet të Apple.

Nuk dihet ende nëse ky ndryshim do të aplikohet edhe për tregun global, por ka pak gjasa që gjigandi i teknologjisë të prodhojë një version të ri të celularit vetëm për kontinentin europian./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share