Në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës së Tretë të Futbollit të Maqedonisë – Veri, ekipi kumanovar KF Bashkimi ka arritur të mposht BVK Konjare nga Shkupi me rezulatin 1:0.
Golashenues i vetëm ishte mesfushori, Ylber Alili, i cili shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 59, me çka i siguroi 3 pikë vendimtare për KF Bashkimin, duke mundur rivalin kryesorë të ligës.
Me fitoren e sotme, KF Bashkimi është para zyrtarizimit të plasmanit në balotazhin që zhvillohet për inkuadrim në Ligën e dytë të futbollit vendor.