KE: Propozimi francez – Po ndjekim zhvillimet dhe debatet

“VENDIMI PËR PROPOZIMIN FRANCEZ, VENDIM SOVRAN I RMV-së”

Komisioni Evropian është duke e ndjekur procesin në Maqedoninë e Veriut rreth kornizës negociuese të presidencës franceze. Në brifingun e rregullt me gazetarë në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, tha se po zhvillohen konsultime në vend.

“Pas dërgimit të propozimit të korigjuar francez, e patë se Kryeministri Kovacevski paralajmëroi një process të gjerë të konsultimeve me faktorët relevant. Ky process është në vazhdë e sipër dhe kuptohet vendimi për këtë propozim të rishikuar është vendim sovran I Maqedonisë së Veriut. Po ndjekim nga afër zhvillimet dhe debatet”,deklaroi Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero.

Në pyetjen rreth përmbajtjes së kornizës negociuese dhe kycjen e cështjeve dypalëshe me Bullgarinë në këtë propozim, Pisonero u rekomandoi gazetarëve ta konsultojnë ueb-faqen e Qeverisë së RMV-së, duke mos dhënë komente. /KlanMmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share