Futboll: RMV – Moldavi, barazimi i katërt!

MIQËSORET E MARSIT

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e radhës në Ligën e Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, zhvilloi miqësore me Moldavinë që përfundoi pa fitues 1-1.

Përballja e katërt me radhë mes përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë sërish përfundoi me barazim. Kësaj radhe në ndeshjen miqësore në Antali të Turqisë, gjatë 90 minutave përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe pse dominoi dhe krijoi më tepër raste për të shënuar nuk arriti fitoren.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Seleksionuesi Bllagoja Milevski pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar.

“Dua të përgëzoj futbollistët vetëm për dëshirën dhe shanset që krijuan. Fatkeqësisht, ata nuk arritën të shfrytëzonin pesë apo gjashtë raste të shkëlqyera që kishin. Kundërshtari arriti të barazojë me golin e bukur nga një goditje të vetme brenda portës. Dhe para ndeshjes thashë se do t’u jap mundësi disa lojtarëve të shohin se si do të sillen në pozicione të ndryshme nga ato që luajnë dhe mund të them se jam pjesërisht i kënaqur, por ka shumë hapësirë për të korrigjuar disa gjëra. Unë dua të kërkoj zgjidhje për disa pozita që janë problematike për ne për momentin” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit A.

Seleksionuesi gjithashtu tregoi edhe arsyet e zëvendësimit të kapitenit Enis Bardhi dhe të Alioskit.

“Duke qenë se Bardhi ka problem me aduktorin dhe punon me intensitet më të ulët, është marrë vesh që të ndërrohet më herët, si dhe Ezgjan Alioski, i cili nuk ka kohë për lojë në ekipin e tij” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit A.

Ndeshjen tjetër miqësore Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë po në Antalia kundër Malit Zi më 25 mars, me fillim në orën 14:00. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share