Katër raste të reja me kollë të keqe në RMV!

EPIDEMIA E KOLLËS SË KEQE

Katër raste të reja të kollës së keqe janë evidentuar në vend – kanë konfirmuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Me të dhënat e fundit, që nga fillimi I vitit, numri I të infektuarve nga kjo sëmundje është rritur në 22.

Komisioni gjatë seancës së djeshme propozoi që në territorin e Qytetit të Shkupit të shpallet epidemia e kollës së keqe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

KSI-ja rekomandoi ndalimin e pranimit të fëmijëve të pavaksinuar nëpër cerdhe, për shkak se mbrojtja e më të vegjëlve mbetet në fokusin e autoriteteve të shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore në vend thonë se situata në vendin tonë është stabile dhe për dallim nga vende tjera të rajonit nuk ka raste të vdekjeve.  /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share