MPJ: Protokolli – tendencioze publikimi i informacioneve të pasakta

VMRO-DPMNE: ENDE NUK E KEMI MATERIALIN PLOTËSUES

Koordinatori I Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski ka deklaruar se ende nuk e kanë marrë materialin plotësues për seancën ku në rend dite do të jetë informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese dhe as që kanë qasje në protokollin dypalësh RMV-Bullgari.

Gjatë dy javëve të kaluara nëpër mediat e vendit, duke u thirrur në burime bullgare, janë publikuar pjesë të Protokollit dypalësh me Bullgarinë, për të cilët Ministria e Jashtme thotë se janë të pasakta.

“Një tekst në gjuhën bullgare, i cili përfaqëson një version të vjetër dhe jo të plotë, është publikuar për publikun, si pjesë e grupit të ideve të shumta që janë shkëmbyer mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme në periudhën e kaluar. Në këtë moment të ndjeshëm, ne besojmë se publikimi i këtij informacioni të pasaktë është tendencioze dhe ka për qëllim për të prishur procesin e konsultimeve të gjera për propozimin francez për heqjen e vetos”, deklarojnë nga MPJ.

Në versionin e fundit të propozimit francez të publikuar nga Qeveria, protokolli nuk përmendet drejtpërsëdrejti në Kornizën negociuese. Në vend të tij flitet për “kontrolle vjetore dhe masa për implementim efektiv sipas Nenit 12”. Neni 12 aludon në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë të nënshkruar në vitin 2017. Por, protokolli përmendet në propozim-konkluzionet e Këshillit të BE-së. Në të thuhet se në rrugën e RMV-së drejt anëtarësimit në BE, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme edhe nga zbatimi I marrëveshjeve dypalëshe me vullnet të mirë, duke llogaritur edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share