FC Shkupi me katër prurje të reja

Klubi I futbollit Shkupi vetëm një javë para  fillimit të sezonit pranveror  ka promovuar katër prurjet më të reja. Përforcimet e reja të skuadrës nga Çairi janë: Victor e Oliveira, Ioan Simun Edmundson, Emmanuel Avornio, si dhe Abdul Rwatubje i cili serish është rikthyer te Shkupi

Emri më I njohur nga katër këto prurje padyshim se është përfaqësuesi i Ishujve Faroe, Simoun Edmundson, 32-vjeçar ka luajtur në shumë skuadra të mëdha evropiane, ku do të përmendim disa prej tyre si SK Beveren, Waasland-Beveren, Arm. Bielefeld, Odense BK, Vejle BK, HB Tórshavn, AB Argir, FC Fredericia, Newcastle (Res.) dhe Vikingqë. Ai ka  85 ndeshje në kombëtaren e tij, nënshkroi kontratë me Skupin deri në Prurja tjetër është Emmanuel Avornyo, i cili luan në pozitën e qendër sulmuesit.

Karriera e Avornyos është lidhur me një ekip, është skuadra e Premier Ligës ganeze, Bechem United FC me të cilën skuadër ai ka luajtur 68 ndeshje, ndërsa ka regjistruar 11 gola dhe 5 asiste.

Fanellë e FC Shkupit  do ta  vesh edhe braziliani Victor Damasceno De Oliveira tani më zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviç. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili karrierën e tij e ka nisur dhe zhvilluar pikërisht në vendlindjen e tij, në Brazil, por së fundmi aventura e tij kishte vazhduar në Evropë, konkretisht në kampionatin suedez me ekipin e Vasalunds IF. De Oliveria në Brazil ka lujatur për ekipet si Flamengo-SP, Red Bull, Monte Azul, Bragantino B dhe Ji-Paraná.

De Oliveira me ekipin e Vasalunds ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar dy gola, ndërsa tani më do të jetë pjesë e kampionatin tonë me fanellën bardhekaltër të FC Shkupi.

Ekipi i FC Shkupi ka rikthyer në skuadër ish-mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Rwatubyaye, i cili ngjyrat e klubit tonë i mbronte nga janari i vitit 2021, deri gushtin e vitit 2022.

Futbollisti shtatlartë nga Ruanda me ekipin tonë pati regjistruar 33 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe shtoi edhe 2 asistime. Karrierën profesioniste e ka nisur në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa nga viti 2019  ishte pjesë e futbollit profesional në Amerikë, duke luajtur te Kanzas dhe Kolorado Rapids, ndërsa në gjithashtu k luajtur edhe me Colorado Springs Switchbacks FC.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share