Manchester City – Real Madrid, gjithçka nis nga zero

Pritet ndeshje e luftuar pas barazimit të parë

Nuk ka asnjë dyshim që do të jetë një ndeshje e luftuar deri në fund. Mes Real Madrid dhe Manchester City llogaritë kanë mbetur të hapura pas ndeshjes së parë që përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra që drejtohet nga Guardiola do të duhet të bëjnë përpjekje për të eliminuar një rival të madh dhe për të gjetur finalen e dytë në histori.

“Sigurisht që e duam. Kjo është një mundësi tjetër. Mendoj se do të jemi mjaft inteligjentë dhe të zgjuar për të bërë atë që duhet për të fituar atë lojë”.

Real Madridi po përjeton një moment të madh dhe më së shumti në nivel ndërkombëtar. Padyshim që deri tani është ndeshja më e rëndësishme e kompeticionit.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë shumë e ndërlikuar dhe e vështirë, por mendoj se sfidat na ndihmojnë të nxjerrim më të mirën nga vetja”, tha Carlo Ancelotti.

Lajm i mirë për dashamirët e futbollit pasi do të mund të shohin shumë yje në fushë. Asnjë prej skuadrave nuk do të ketë mungesa.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share