Kasami për Gashin: Mësuam nga gabimi – sot shohim interesin e shqiptarëve e jo tonin!

Përçarja e ndodhur në Lëvizjen Besa pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017 që rezultoi me krijimin e Alternativës dhe një periudhë “armiqësie” politike mes Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, ka qenë një gabim i përbashkët i të dyja palëve. Ky është konstatimi i kreut të Besës, Bilall Kasami, i cili shtoi se sot kjo ka ndryshuar dhe se të dy e kanë kuptuar se përçarjet nuk çojnë në rrugë të drejtë.

“Sa i përket atij procesi edhe një herë po e them se ka qenë një gabim i përbashkët i joni, që në momente të caktuara ndodhi ajo përçarje, duke vlerësuar se cili është në të drejtë dhe kur e kuptuam bashkë se kjo nuk na çon në rrugë të drejtë, sot jemi përsëri bashkë. Ne edhe nga ky gabim kemi mësuar dhe sot po shohim interesin e shqiptarit dhe jo interesin tonë individual se kush do të jetë i pari apo kush do të jetë i dyti. Prandaj po e them se edhe në këto konstelacione është më pak e rëndësishme se kush do t’i prijë opozitës. Është më e rëndësishme që bashkë të bëjmë ndryshimin”, u shpreh Bilall Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share