Thaçi: Për disa muaj do të sigurohet shumica për ndryshimet kushtetuese

“MAQEDONASVE MË SHUMË U PENGON FUTJA E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË SE SA LARGIMI I 20%”

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi shprehet optimist se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese, sipas tij brenda pesë apo gjashtë muajve do të sigurohet shumica dhe do të kalojnë ndryshimet kushtetuese.

”Jam optimist se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese dhe duhen 5-6 muaj për këto ndryshime. Nuk mund në takimin e parë të luajmë me numra. Lideri i opozitës maqedonase nuk ishte i vetëdijshëm se çka ndodh. Ai u bë pjesë e procesit, pavarësisht qëndrimeve të tij dhe partisë së tij që janë kundër. Ai sot u bë pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Ju në demokraci mund të jeni gjithmonë kundër, por duhet të jeni pjesë e procesit. Ky është kuptimi themeltar i demokracisë. Me ndihmën e ndërkombëtarëve brenda 5 – 6 muajve do të sigurohet shumica dho të kalojnë ndryshimet kushteuese” – tha Menduh Thaçi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thaçi njoftoi se në takim është hapur edhe çështja e  “20 përqindëshit”, ku është kërkuar që të largohet ky formulim jo dinitoz për shqiptarët. Sipas Thaçit, për maqedonasit më problematike është përfshirja e bullgarëve në kushtetutë se sa heqja e 20%.

“Temën e 20 përqindëshit e hapi z. Ahmeti me një korrektësi të shpjegimit të bashkëbisedimit që kemi pasur ne të dy, me sqarimet se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që ky formulim jodinjitoz për popullin shqiptar dhe për gjuhën shqipe të eliminohet, me sqarimin se ky kompromis është pranuar në Marrëveshjen e Ohrit për ta përmbyllur sa më shpejtë konfliktin” – tha Thaçi.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi shprehet i befasuar pozitivisht nga vendosmëria e Kryeministrit Kovaçevski sa i përket procesit të eurointegrimeve dhe ndryshimeve kushtetuese, si kusht kryesor për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Sipas tij, Kovaçevski e ka ndarë mendjen dhe nuk koketon me grupacione, me ide dhe me ideale tjera. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share