Karburantet në nivelin parapandemik – Çmimet e transportit me “avazin e vjetër”!

QYTETARËT ME ANKESA TË SHUMTA PËR ÇMIMIN E BILETAVE TË TRANSPORTIT NDËRURBAN

Tetovë-Shkup dhe anasjelltas çmimi i biletave të autobusit vazhdon të mbetet 200 denarë, njofton KlanM.

Edhe pse çmimi i naftës ka rënë dhe është thuajse i njëjtë me çmimin e kohës para pandemisë kur një biletë për këtë destinacion kushtonte 130 denarë, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të larta për biletat e autobusit ndërurban.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përkundër ankesave të vazhdueshme, qytetarët thonë se ulja e çmimit të transportit, po has në vesh të shurdhër nga autoritetet.

“Udhëtoj për në Rosoman, çmimi i biletave tani është 380 denarë, thuajse dyfish më shumë, më herët paguanim atë çmim për biletë kthyese, çmimet duhet të lirohen, qytetarët nuk kanë para.”

“Çmimet nuk kanë ndryshuar ndërsa çmimi i naftës ka rënë, udhëtoj për në Negotinë, më herët ishte 450 denarë ndërsa tani është 600 denarë”

E çmimi i biletave përveç se ndikon në xhepin e të punësuarve që udhëtojnë drejt Shkupit nga qytete tjera, ndikon edhe tek studentët.

“Jam nga Velesi, tani nxora biletë që erdha dhe pagova 200 denarë, ndërsa më herët ishte 130 denarë, mendoj se çmimet janë tepër të larta.”

Udhëheqësit e kompanive të transportit, sic percjell KlanM, shprehen se nuk ndikon vetëm çmimi i naftës në rritjen apo uljen e çmimit të biletave por edhe harxhimet tjera si rritja e pagave për vozitësit, mirëmbajtja dhe harxhimet tjera shtesë.

Ndërkohë, kohë më parë, me rastin e “ngrirjes” së çmimit të disa produkteve ushqimore, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur nëse do të ulen e dhe çmimet e transportit, tha se për këtë vendos Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share