Mexhiti në takim me sindikatat dhe FSSH: Nga 1 Shtatori për 10% paga më të larta

Rritja e pagave për të punësuarit në sektorin publik, e cila do të fillojë nga shtatori i këtij viti, ishte tema e takimit të sotëm të punës së ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale Lubisha Karanfilovski, kryetari i Sindikatës së Klinikave Predrag Serafimovski dhe përfaqësuesit e Fondi për Sigurim Shëndetësor të RMV-së.

Në takim është diskutuar për mënyrën e realizimit të rritjes së pagave dhe për llogaritjet që duhet të përgatiten para se të zbatohet e njëjta.

“Pagat më të larta që punëtorët shëndetësorë do t’i marrin së shpejti kanë një rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Ne përpiqemi që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar të cilët do të punojnë me përkushtim dhe do të ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët”, tha Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi se rritja e pagave tregon se puna e punëtorëve shëndetësorë vlerësohet dhe çmohet dhe se e njëjta do të ndikojë në tërheqjen e profesionistëve në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, që është me rëndësi të madhe për mbarë vendin.

Rritja e pagave do të zbatohet në kuadër të Marrëveshjes së re të Përgjithshme Kolektive për të punësuarit në sektorin publik, e cila së fundmi është lidhur ndërmjet Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Me atë marrëvesgje gjithashtu parashihet pagesa prej 10.000 denarë si kompensim për pushimin vjetor për vitin 2023, i cili do të paguhet deri në fund të vitit, si dhe Metodologjia e re për llogaritjen e pagave që do të hyjë në fuqi nga marsi i vitit 2025.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share