Karate: Më 8 tetor, mbahet Turneu Ndërkombëtar i 18-ti me radhë “Struga Open 2023”

Në organizim të KK “Drini” nga Struga, që drejtyohet nga mjeshtri i këtij sporti profesori Alim Hajredini, më 8 tetor (e diel) zhvillohet edicioni i 18-të me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2023”.

Në këtë turnir tardicional pritet të marrin pjesës numër i madh i karateistë të gjitha moshave nga klubet të Maqedonisë së Veriut si dhe garuese nga vendet e rajonit si nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Lugina e Preshevës dhe Bujanocit

Organizatoiri i këtij manifestimi ndërkombëtar për të gjithë fituesit në kategoritë përkatëse do të ndaj kupa, mirënjohje dhe medalje. Me Kupa të veçanta do të nderohen tri ekipet më të sukseshme, ekipi më masovik nga klubet vendore dhe ekipi më masovik nga rajoni.

Sipas organizatorit në këtë turne do të ketë edhe surpriza tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share