Conferenc League: KF Shkëndija fitore që nuk lejon rehati

Shkëndija – Haverfordwest County 1-0

Ndeshja e parë kualifikuese e vlefshme për Ligën e Konferencës,  zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup mes ekipit tetovar Shkëndija  dhe skuadra nga Uellsi, Haverfordwest County. Pas 90 minutave  lojë takimi përfundoi me rezultatin 1-0. Ndeshjen në arenën “Todor Proeski” e ndoqën afro 1500 tifozë.

Në 45 minutat e para ekipi kuqezi ishte dominuese në terren të gjelbër  duke krijuar edhe disa raste të cilat nuk u realizuan, por marrë nëpër gjithësi nga skuadra kuqezi pritetj më tepër.

Pjesa e dytë nisi shkëlqyeshëm për ekipin tetovar pas nga  sulm mirë i organizuar Adenis Shala në minutën e 47-të shënoi për epërsi 1-0.

Pas këtij goli loja si duket u ngjall, vendasit tentuan të rrezikojnë portën e Jones i cili në dy tre raste ishte i shkëlqyeshëm duke mos lejuar  që të tundet porta e tij.

Ndeshja  kthyese  do të zhvillohet me datën  20  korrik.
KF Shkëndija: Taleski, Rexhepi, Cake, Limani, Çinatri, Tottre, Elezi (Almir Aganspahiq), Krasniqi, Shala (Maksimov), Qaka, Adili

Trajner: Ardian Nuhiu

Haverfordwest County: Jones,  Richards, Abbruzzase, Whitmore, Fawcett, Hawkins, Taylor- Crossdale, Jenkins, Owen,  Borg,  Wilson

TrajnerAnthony Pennock

Refer: Joey Kooij (Holandë)    /KlanMacedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share