Tenis: Spanjolli Alcaraz triumfoi në US Open dhe ngjitet në krye të renditjes botërore

Fituesi i grand slamit të tenisit US Open 2022  doli spanjolli Carlos Alcaraz i cili në finale mundi  norvegjezin Casper Ruud  me rezultatin 3-1 në sete 6-4, 2-6, 7-6 dhe  6-3. Për tensitin spanjoll 19-vjeçarin Alcaraz është kjo hera e parë që fiton një grand slam, duke u ngjitur edhe në majën e renditjes botërore.

Ai shkruan historinë e këtij sporti, duke u bërë tenisti më i ri në moshë që bëhet “numri 1” në botë, më moshën 19-vjeçare. Mbi të gjitha, triumfi i Alcaraz në Nju Jork, në një turne të madh, tregon se një epokë e re ka nisur në këtë sport.

Një ëndërr që u bë realitet. Kam shumë emocione, pasi fitova grand slam e parë, jam numri 1. Ia dedikoj familjes time dhe skuadrës time që më ka mbështetur”, tha Alcaraz pas fitores.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Finalja e luajtur në Nju Jork u dominua shumicën e kohës nga spanjolli, që mposhti në katër sete talentin norvegjez, një ndeshje që zgjati 5 orë. Ruud fitoi vetëm setin e dytë, duke rikthyer përkohësisht ekuilibrin në fushë, ndërkohë që vendimtar ishte seti i tretë, fituar nga Alcaraz në “tie break”.

/KlanMacedonia/               

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share