Kapen dy hajdutë në Tetovë, paratë e vjedhura i kthehen pronarit

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftonë se me datën 07.07.2022 rreth orës 12:00 në rr. “Mareshali Tito” në Tetovë nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë rpivuar nga liria A.M. (46) dhe E.Ç. (46), të dy nga Republika e Kosovës. Ata dyshohen se pak kohë më herët kanë vjedhur të holla nga R.S. (71) nga fshati Pirok-Tetovë.

Të dy janë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë, kurse të hollat janë gjetur tek ata dhe i janë kthyer pronarit.
Me parashkresë adekuate sot të njëjtit do të dërgohen para Gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share