RMV-ja ME KOSOVËN, PARA NESH VENDET TJERA TË RAJONIT
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 87-të në ranglistën e indeksit për perceptimin e Korrupsionit të Organizatës Ndërkombëtare “Transparency”. Renditje gati të njëjtë me vendin ka Kosova, kurse Bullgaria, Serbia dhe Greqia janë më mirë të ranguar, raporton Klan M.
Maqedonia e Veriut me 39 pikë, sipas “Transparency” renditet e 87-ta nga 180 vende në botë në ranglistën për perceptimin e Korrupsionit. Bashkë me vendin tonë, sic percjell KlanM, në renditje të njëjtë janë Etiopia, Guajana, Kosova, Maroku, Tanzani, Surinami dhe Vietnami. Nga rajoni, para vendit tonë renditen Bullgaria në vendit e 78-të, Mali i Zi – 64, Kroacia – 63, Greqia – 58, Sllovenia – 41. Në vendin e 110-të është Shqipëria, kurse në atë të 122, Bosnja e Hercegovina.
Top 10 vendet më këtë korruptuara në botë janë Sudani Jugor, Somalia, Siria, Venecuela, Afganistani, Koreja e Veriut, Jemeni, Guinea Ekuatoriale, Libia dhe Burundi, kurse në krye të listës si vende më pak të korruptuara janë Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Suedia, Zvicra, Holanda, Luksemburgu e të tjerë.
“Transparency”, sic njofton KlanM, këtë rang listë e publikon nga viti 1995 në përpjekje që të përmirësohet situata rreth korrupsionit. Ky indeks bazohet në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në vendet e tyre dhe shfrytëzon vlerësimet e ekspertëve dhe anketat me qytetarë për të bërë rangimin e vendeve për nivelin e korrupsionit.
Indeksi për perceptimin e korrupsionit e definon korrupsionin si “keqpërdorim të fuqisë publike për përfitime private”. /KlanMacedonia/