Saracin: Me propozimin francez hapen dyert e RMV-së për BE

MARIÇIQ: PROTESTAT E DHUNSHME JANË DËSHMI SE E ARDHMJA EVROPIANE ËSHTË NË INTERES TË SHTETIT

Në përpjekje për t’i motivuar qytetarët që hezitojnë se propozimi francez për kompromis për fillimin e negociatave me BE-në duhet të pranohet,i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor ka vënë në dukje se “gjithçka që mund të zgjidhet tani është e rëndësishme, në mënyrë që shteti të sigurohet nga kohë më të rrezikshme”. Manuel Saracin shpreh bindjen se propozimi francez për kompromis e ruan identitetin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa fillimi i negociatave aderuese me BE-në do ta ruajë shtetin nga kohë më të rrezikshme, raporton Klan M.

Me mirëkuptim për shqetësimin e një pjese të madhe të maqedonasve se identiteti dhe gjuha e tyre mund të vihen në pikëpyetje, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, gjatë një conference për media në Shkup, shprehu bindjen se propozimi francez për negociata evropiane nuk përmban kurthe dhe klauzola të fshehta.

“Mund të them se identiteti kombëtar, gjuha dhe identiteti maqedonas për Gjermaninë janë padyshim të qarta, ndërsa më këtë propozim që kemi janë të mbrojtura.” – tha Manuel Saracin, Gjermani.

I vetëdijshëm se kompromisi i përgatitur në Paris nuk është i përsosur, Saracin theksoi se në të janë të përfshira kërkesat nga Qeveria në Shkup.

“Nënkuptohet se një kompromis asnjëherë nuk është i përsosur, të gjithë kështu e shohin këtë. Ky propozim parashikon që procesi i negociatave aderuese të fillojë menjëherë pas pranimit të kësaj marrëveshje, pa prolongime të mëtejshme dhe pa mundësi për bllokada. Gjithçka që mund të zgjidhet tani duhet të bëhet, që të siguroheni nga kohë më të rrezikshme. Nuk mendoj se pritja e gjatë është veprim i mençur.” – tha Manuel Saracin.

Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i cili konsideron se ky propozim nuk duhet të lëshohet, informoi se vazhdojnë konsultimet në mes Qeverisë dhe opozitës, partive tjera politike dhe institucioneve relevante, para se propozimi francez të miratohet nga kabineti qeveritar dhe të dorëzohet për miratim në Kuvend.

“Më vjen mirë që opozita e ka zhvendosur topin në bisedë – nga ad-akta, hedhje poshtë emotive e gjithë propozimit, deri te biseda për përmbajtjen e propozimit, sepse konsiderojmë se të gjitha subjektet politike, të cilat edhe në mënyrë deklarative, edhe politike angazhohen për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut duhet të sillen me përgjegjësi në këtë situatë dhe në interes të qytetarëve me racionalitet t’i analizojnë dokumentet dhe do të ishte ideale që të veprojmë së bashku.” – tha Bojan Mariçiq, zv kryeministër për çështje Evropiane.

Protestat e mbrëmshme të dhunshme sipas Mariçiqit, madje do të kontribuojnë për qartësimin e situatës se ky është shans për vendin që ta ruajë paqen dhe stabilitetin, si dhe perspektivën e tij evropiane. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share