Kanali i Kuvendit me skemë të re programore: Këshilli i miratoi aktet për fillimin e programit

Këshilli i Kanalit të Kuvendit zhvilloi sot seancën e parë në këtë përbërje parlamentare. Anëtarët e Këshillit, njëzëri, me nëntë vota “për”, e miratuan Rregulloren e Punës së Këshillit të Kanalit të Kuvendit, Programin Vjetor dhe planin vjetor për llojin dhe përmbajtjen e programeve për vitin 2024, si dhe Planin financiar dhe investues për këtë vit.

Me vendimet e sotme, Kanalit i Kuvendit do të fillojë të transmetojë edhe përmbajtje programore të përgatitur në studion televizive që ndodhet në shtëpinë legjislative. Qytetarët do të informohen me kohë, saktë dhe objektivisht për ligjet, punën e kryetarit të Kuvendit, sekretarit të përgjithshëm dhe deputetëve, për takimet me përfaqësues ndërkombëtarë dhe vendas dhe për të gjitha kompetencat e tjera siç janë marrja e vendimeve, deklaratave, rezolutave , rekomandimeve dhe përfundimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këshilli u kryesua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili theksoi se ky është  moment domethënës në zhvillimin e kapaciteteve të shtëpisë legjislative, që do të jetë edhe më afër qytetarëve. Xhaferi tha se me fillimin e transmetimit të programit në Kanalin e Kuvendit realizohet ideja e kamotshme e mandateve të shumta të Kuvendit.

 “Nga ky Këshill dhe nga të ardhshmit që do të formohen pres pjesëmarrje aktive dhe krijimin e klimës për punë konstruktive që do të kontribuojë në progresin në procesin e hapjes dhe transparencës. Qëllimi i Kanalit të Kuvendit është të afrojë punën e Kuvendit me qytetarët, përkatësisht të ofrojë programe me interes për kohezionin social, bashkëjetesën ndëretnike dhe dallimet kulturore, si dhe transmetimin e sinjalit televiziv digjital për përdoruesit e fundit, shikuesit. Angazhimi për  kanal funksional të Kuvendit të pasuruar me përmbajtje programore është rezultat i angazhimit të përbashkët me miqtë dhe mbështetësit tanë – Ambasadën e Konfederatës Zvicerane dhe Institutin Kombëtar Demokratik (IKD) ndaj vlerave themelore – transparencës, llogaridhënies dhe vendimmarrjes qytetare.  ”, tha Xhaferi.

. Sipas sekretares së përgjithshme, Cvetanka Ivanova, gjithçka që është bërë nga viti 2006 e deri më sot për reformën e Kanalit të Kuvendit, është me konsensus dhe me dijeninë e të gjithë përfaqësuesve të partive politike.

 “Kjo është e bukura e këtij projekti”. Me miratimin e dokumenteve bazë për punën e Kanalit të Kuvendit, bëmë hap të rëndësishëm përpara, goditëm kambanat, shënuam fillimin dhe nuk ka kthim prapa. Kanali i Kuvendit me punë vetëm mund të përsoset. Siç e kemi bërë këtë projekt me konsensus deri më tani, kështu të vazhdojmë. Për gjithçka që lidhet me Kanalin e Kuvendit  të vendosim me konsensus . Ky është mjet i fuqishëm në duart e deputetëve. Dëshiroj ta shfrytëzoni, ndërsa jo ta keqpërdorni”, tha Ivanova duke falënderuar Konfederatën Zvicerane dhe IKD për mbështetjen e projektit, si dhe shërbimin parlamentar.

Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, reforma e Kanalit të Kuvendit është një nga qëllimet strategjike që përfaqësuesit politikë në Kuvend e realizuan së bashku.

 “Treguam madhështi, sepse u ngritëm mbi të gjitha problemet aktuale politike për të ngritur nivelin e transparencës, vizibilitetit dhe ndjeshmërisë së Kuvendit në periudhën e ardhshme. Shpresoj se do të mund të bëjmë program bazuar në shfaqjet e emisioneve që do të transmetohen. Urime për të gjithë ata që kontribuuan që Kanali i Kuvendit i reformuar të shohë dritën e ditës”, tha Micevski.

Redaktorja përgjegjëse e Shërbimit Parlamentar të RTM-së, Violeta Dimovska, tha se si edhe më parë, të gjitha sfidat në funksionimin e Kanalit të Kuvendit do të tejkalohen së bashku.

 “Urime për ditën e sotme, sigurisht që çdo fillim ka sfida që aktualisht janë duke u zgjidhur. Shpresoj që Kuvendi së shpejti ta miratojë edhe Kalendarin e Kuvendit, i cili do ta lehtësojë shumë punën e Kanalit të Kuvendit. Kështu do të ishte më e lehtë për t’u përshtatur e gjithë përmbajtja, që shikuesit të dinë se në cilën kohë mund të shikojnë emision të caktuar”, tha Dimovska.

Me skemën e re programore qytetarët do të ndjekin “Lajme”, përmes të cilave do të informohen për ngjarjet e përditshme në shtëpinë legjislative.

Me emisionin “Thesari i Parlamentit”, do të pasqyrohet historiku i përmbajtjes së Pallatit të Kuvendit. Në emisionin “Brifing Legjislativ” do të prezantohen Projekt-ligjet e propozuara dhe ligjet e miratuara dhe synimi është që opinioni të informohet për ligjet që hyjnë në procedurë.

“Intervista” është emision informativ informues në të cilin intervistat do të realizohen me udhëheqjen e Kuvendit dhe deputetët, si dhe me bartësit funksioneve të zgjedhur nga Kuvendi.

Gjatë periudhës provuese prej gjashtë muajsh, sipas Kodit zgjedhor, gjatë zgjedhjeve, edhe Kanali i Kuvendit në bashkëpunim me RTM-në do të transmetojë  prezantim politik falas të kandidatëve.

Këshilli i Kanalit të Kuvendit, i cili si organ u themelua në vitin 2006, ka 10 anëtarë dhe po aq zëvendës. Në të janë të përfaqësuar përkatësisht deputetët e partive në pushtet dhe opozitë.

Anëtarë të Këshillit të Kanalit të Kuvendit janë: Fanica Nikollova, Daniella Nikollova, Darko Kaevski, Sanela Shkrielj, Arbër Ademi, Remzi Memedi, Nikolla Micevski, Vllado Misajllovski, Bojan Stojanovski dhe Safije Sadiki – Shaini./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share