Sela: ASH shkon e vetme në zgjedhje

“Nuk kemi vendim, në momentin që do e kemi opinioni do të njoftohet – për momentin vendimi i vetëm është që të shkojmë vetë në zgjedhje”.

Kështu tha Ziadin Sela në lidhje me ngjarjet në ASH.

Ai tha se për momentin janë duke krijuar strukturat partiake, të cilat do të kenë legjitimitet të plotë në parti.

Në lidhje me padinë ndaj Sedat Sulejmanit, Sela tha se bëhet fjalë për padi për shpifje.

“Secili që thotë fjalë të pamatura do të përballet me padi, nuk do të lejojë që të thuhen të pavërteta në kurriz timin”, tha Sela.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share