MPJ: Në Izrael 100 deri 200 shtetas të RMV-së!

EVAKUOHEN 17 SHTETAS, 9 TURISTËT NGA VELESI ME NDIHMËN E SHQIPËRISË

Ministria e Jashtme njofton se nëntë turistët nga Velesi të cilët ishin pranuar në fluturimin special të evakuimit nga Izraeli të Qeverisë së Shqipërisë, përcjellë KlanM, pritet të aterojnë në Tiranë ku nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut do të transportohen për në shtëpitë e tyre.

Paraprakisht, shtatë shtetas të RMV-së që kishin qenë në Betlehem, me sukses kanë kaluar kufirin me Jordanin dhe janë pranuar nga konsulja e nderit të vendit dhe janë të sigurtë.

Gjithashtu një familje katër anëtarëshe që kishte mbetur në Tel Aviv përmes një fluturimi komercial është drejtuar për në Stamboll.

 Ministria e Jashtme njofton se Ambasada në Tel Aviv mbetet në kontakt me shtetasit tjerë të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar asistencë për t`u evakuar nga Izraeli. Në mesin e tyre janë edhe 11 punonjës ndërtimtarie që kishin mbetur në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit dhe rajonet e krizës vlerësohet se qëndrojnë 100 deri 200 shtetas të RMV-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share