Kadriu nga LEN-i: Pushtetit po i pengon bashkëpunimi ynë me VV-në

DEPUTETJA E BDI-SË BEKTESHI KRITIKON VV-NË: LË SHUMË PËR TË DËSHIRUAR

Kyçja e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin e partive opozitare shqiptare në vend, është një vlerë e shtuar e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, por edhe të krejt skenës politike në Maqedoni, vlerësojnë nga opozita shqiptare. Sipas Besa Kadriut nga Lëvizja Besa, pushtetit të drejtuar nga BDI, po i pengon aktivizimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit në Maqedoni vetëm sepse nuk i përkrah ato, por opozitën.

“Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim që të unifikojë dhe të pozicionojë mirëfilli qëllimet e shqiptarëve. Aktualisht është, ta quaj kushtimisht, fati i opozitës ajo që ka tendencën që të rrahë më së tepërmi të gjitha ato mangësi të cilat për një periudhë të caktuar i kanë ushtruar pjesë të strukturave të pushtetit që aktualisht janë bartës edhe aktual të pushtetit, subjekte politike, dmth shqiptare”, tha Besa Kadriu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në momentin një subjekti politik nuk i levërdis një tendencë që në momente të caktuara mund të jetë një event i rëndësishëm, një vizitë e një kryeministri, ata fillojnë kritikat.

E sipas deputetes së BDI-së, Fisnike Bekteshi, ndikimi i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitën shqiptare në vend, lë shumë për të dëshiruar.

“Në qoftë se, LVV ka për qëllim të jetë një farë korrigjuesi të themi i shqiptarëve, edhe ne jemi këtu shqiptarët dhe kemi parti shqiptare që jemi në pushtet dhe në qoftë se bëhet fjalë për interesat dhe për realizimin e kërkesave të shqiptarëve ne çdo herë do t’iu dalim ballë shqiptarëve”, tha Fisnike Bekteshi.

Kujtojmë se të dielën, gjatë hapjes së zyrës së përbashkët të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, krerët opozitar zyrtarizuan bashkëpunimin me Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa në këtë ngjarje kishte edhe përfaqësues të partisë së kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti. Hapjen e një dege të kësaj partie në Shkup, e ka parlajmëruar disa herë edhe vetë Kurti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share