Juventus mendon për merkaton, në kërkim të lojtarëve cilësorë me parametra 0

Juventusi kopjon Interin në merkato! Drejtuesit bardhezinj po shqyrtojnë me imtësi tregun në kërkim të lojtarëve cilësorë e profesionistë, që kushtojnë pak. Por alternativat për të tillë profile me parametra zero nuk janë të pakta. Zikaltrit kanë përfituar nga kjo gjë! “Zonjës së Vjetër” i intereson Felipe Anderson, që është larg marrëveshjes me Lacion.

Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe bardhekaltrit e kanë të vështirë që t’i përmbushin kërkesat e tij financiare. Një takim me motrën agjente të Felipe Anderson është planifikuar këtë javë raporton sportmediaset. Juventus ofron 3.5 milionë euro në sezon për lojtarin, duke tejkaluar propozimin e Lazios dhe një kontratë 3 vjeçare.

Braziliani mbush 31 vjeç në prill, e kontrata e re është mundësia e fundit e madhe për të në karrierë.
Alterantiva për mesfushën janë edhe holandezi i Atalantës, Kopmainers, që kushton 48 mln euro.
Pëlqehet edhe mefushori me tipare mbrojtëse i bërgamaskëve, Ederson. Në listë edhe Ferguson i Bolonjës, Hojbjerg i Totenhemit dhe Gudmundson që aktivizohet te Xhenoa. Por për islandezin do të investohet nëse Rabiot vendos të mos rinovojë. Për t’u shqyrtuar është edhe e ardhmja e Alegrit, me kontratën e trajnerit që përfundon pas 1 viti e gjysëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share