Jeton Shaqiri: Ende nuk më ka ardhur padia nga Anti-Diskriminimi

I pyetur nga gazetarja Xhumadije Ibraimi për padinë e paralajmëruar në drejtim të ministrit Shaqiri nga ana e Komisionit për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi, Ministri i Arsimit theksoi se ende nuk ka pranuar një të tillë. Ai thotë se ky komision këtë gjë është dashur ta bëjë çdo vit në 15 vitet e fundit e jo vetëm tani. Shaqiri i lidhi këto paralajmrime me fundin e mandatit të kryetares së këtij komisioni dhe dëshirën për fitim të mandatit të ri.

“Nuk më ka ardhur padia. E kam thënë publikisht, po e them edhe kësaj radhe. Do të kisha dashur që Kosmisioni për Diskriminim këtë gjë ta kishte bërë për secilin vit në kët 15 vitet e fundit, në secilin 1 Shtator. Gjithsesi, ndoshta procedurat e përfundimit të mandatit dhe rizgjedhjes së kryetares aktuale e sjellin domosdosshmërinë e asaj që të jetë më aktive në opinion dhe të bëjë diçka”, u shpreh Shaqiri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share