Zgjedhjet presidenciale/ Siljanovska dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përpunuar 99,85 përqind të votave. Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e djeshme presidenciale, 362.682 (40,08%) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93%).

Në mesin e kandidatëve shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian është fitues me mbi 100 mijë vota.

Kryetari I KSHZ I vlerësoi zgjedhjet si fer dhe demokratike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“99% të gjërave kaluan ashtu siç duhet. Nëse kishte mungesa të ndonjë materiale, ne menaxhuam atë vazhdimisht dhe ishim gjithë kohën të koncentruar dhe vlerësoj se për këtë kaloi mirë dita e zgjedhjeve”, tha Aleksandar Dashtevski.

Ai më tej shtoi se ky komision do të fillojë menjëherë aktivitetet për rrethin e dytë.

“Më tej vazhdojnë aktivitetet e tjera. Nëse ka ankesa dhe padi deri te Gjykata Administrative atëherë mirë, nëse jo, vazhdojmë përgatitemi për rrethin e dytë, për të cilin nuk kemi shumë kohë, ndërsa pas asaj vazhdojmë përsëri me aktivitete të tjera, ankesa dhe padi për atë rreth zgjedhor”, tha Aleksandar Dashtevski.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Duke pasur parasysh se askush nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, do të organizohet raundi i dytë në të cilin do të jenë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Raundi i dytë zgjedhor do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share