Jeni kuriozë? Luana Vjollca zbulon për “Zemër Luana” fjalën e pistë që përdor më shpesh

“Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës këtë të diel mbrëma ka qenë një spektakël i vërtetë plot të qeshura e argëtim, të ftuar specialë dhe të papritura nga momenti në moment.

Mirëpo këtë herë nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ngacmuese as vetë autorja e spektaklit, Luana e cila u “testua” nga surpriza për Ermal Mamaqin në këtë program si një “diss”, Belinda Dragoti, ish-veline e programit të tij.

Kjo e fundit i bëri këtë pyetje autores: “Një nga ish-koleget e mia të kanë bërë këtë pyetje që do të bëj unë tani, për të parë sa ka ndryshuar përgjigjia: Cila është fjala më e pisët që përdor më shpesh?”

Moderatorja edhe pse me një natyrë të lirshme sërish u vendos në siklet por nuk hezitoi të përgjigjej duke bërë të ditur fjalën dhe ishte po e njëjta si dikur: “Moj moj marmaladë”. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share