Gerard Pique drejt martesës me Clara Chian

Mediat: Pritet të vendosin kurorë këtë muaj

Pas ndarjes nga Shakira, Zherar Pike po konsolidon lidhjen e tij me të dashurën Klara Çia. Në media po përflitet se çifti pritet të martohet, ndoshta brenda këtij muaji.

Ish-futbollisti duket se tashmë e ka marrë vendimin që modelja 24-vjeçare të jetë bëhet bashkëshortja e tij. Ishte pikërisht e dashura e tij 12 vite më e re që e bëri Zherar Pikenë të tradhtonte Shakirën, me të cilën ka dy djem 10 dhe 8 vjeç, të cilët u zhvendosën së bashku me të ëmën nga Barcelona në Florida.

Pak javë më parë, Shakira u përfol se ka nisur një lidhje të re dashurie me yllin e Formula 1, Ljuis Hamilton, e cila megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share