Java e dytë e fushatës – gjithnjë e më të zëshme kërkesat për debat!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Ata që ishin kundër Marrëveshjes së Prespës tani lëvdërohen me anëtarësimin në NATO. Ky ishte mesazhi i kandidatit presidencial të koalicionit që udhëhiqet nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, gjatë një tubimi në Veles.

“Para katër viteve zonja Siljanovska kishte deklaruar në një emision televiziv se nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqen penalisht. Tani, thonë është mirë që jemi anëtarë të NATO-s. Zonja Siljanovska, pa “Prespën” s`ka NATO” tha Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në tubimin në Gjevgjeli, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, është prononcuar për Preambulën dhe Kushtetutën e vendit.

“Patjetër të kemi patriotizëm kushtetues. Duhet t`i respektojmë dispozitat themelore të Kushtetutës, në veçanti Preambulën – memorjen juridiko-kushtetuese maqedonase. Nuk mund të ndryshoni fakte se si është krijuar shteti maqedonas. Nuk mund t`i ikni kësaj. Nëse këtë e bëni, gjithë do të habiten dhe nuk do t`ju respektojnë” – tha Siljanovska.

Lufta e pakompromis me bixhozin dhe kompanitë e kredive të shpejta ka qenë zotimi i radhës I kandidatit presidencial I koalicionit VLEN, Arben Taravari, gjatë tubimit në Dibër.

“Ne si koalicioni VLEN dhe si Qeveri e ardhshme, menjëherë do të ndalojmë plotësisht bixhozin në RMV. Do të mbyllim kompanitë e kredive të shpejta. Do të falim të gjitha borxhet e qytetarëve të marra si kredi të shpejtë” – tha Taravari.

Shqetësime për mungesën e debatit presidencial, ka shfaqur edhe kandidatja e “Levicës”, Biljana Vankovska. Ajo, gjatë një tubimi në Koçanë, këtë mungesë, e ka quajtur turp për periudhën parazgjedhore.

“Të shtatë kandidatët meritojmë trajtim të njëjtë, mundësi të njëjtë para mediave. Ne u kemi borxh qytetarëve, për shkak se na mbështetën me 10.000 nënshkrime dhe duan të na shohin njëri përballë tjetrit, me argumente dhe më pas të marrin vendimin se për cilin do të votojnë” – tha Vankovska.

Kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, është zotuar se do t`i mbështesë mjekët e rinj dhe specializantët që sipas tij, nuk po gjejnë mirëkuptim nga autoritetet e vendit.

“Nuk guxojmë të lejojmë që mjekët e rinj të largohen nga vendi. Duhet të kenë paga solide gjatë specizializimit, që më vonë ta marrin barrën e shëndetëisë në Maqedoni. Insistoj që kontributet për shëndetësinë të kthehen në 13%” – tha Jakimovski.

Vendosi që të del nga zona e komforit si Kryebashkiak i Kumanovës për ta testuar besimin e qytetarëve në garën presidenciale. Në këtë mënyrë Dojçe Vele në gjuhën maqedone përshkruan portretin e kandidatit presidencial të Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski.

“Linjat e kuqe” kombëtare I vlerëson si personale. Angazhohet për hyrje në BE, për diplomaci profesionale dhe të departizuar, dialog konstruktiv me subjektet politike dhe për përforcimin e kapaciteteve të ARM-së. Programi i tij mabn emrin “Manifesti për Maqedoninë”. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share