Izrael-Hamas, Biden: Të ndalet lufta për nevoja humanitare

Sot pritet të hapet sërish kufiri me Egjiptin për 500 qytetarë të plagosur dhe shtetas të huaj

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një “pauzë humanitare” gjatë një mitingu fushate në Amerike. Një grua e ndërpreu atë në mes të fjalimit, duke kërkuar një armëpushim në Gaza. Biden u përgjigj: “Unë mendoj se ne kemi nevojë për një pauzë. Një pauzë do të thotë të japësh kohë për të nxjerrë të burgosurit.”

Shtëpia e Bardhë më vonë sqaroi se ai kishte parasysh pengjet dhe ndihmën humanitare. Gjatë ditës së sotme pritet të hapet sërish pika kufitare me Egjiptin për të evakuuar palestinezë të plagosur dhe shtetas të huaj që kanë mbetur në Gazë prej 3 javësh.

Vendkalimi kufitar Rafah, deri më sot, ishte hapur vetëm për të lejuar ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza. Luftimet kanë vijuar gjatë natës ku ushtria izarelite thotë se ka avancuar në portat e qytetit të Gazës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share