Valë e ashpër bombardimesh izraelite ndaj Gazës

Bombat nuk kursejnë as kampet e refugjatëve

Izraeli vijoi me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme ndërkombëtare përfshirë edhe nga aleatët e pandashëm, Shtetet e Bashkuara.

Bombat izraelite ranë mbi disa kampe refugjatësh në Gaza, duke vrarë të paktën 18 civilë, sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Ashpërsia e sulmeve nuk u ndal as pas miratimit të vonuar të rezolutës në Këshillin e Sigurimit, ku megjithatë nuk u përfshi thirrja për armëpushim të menjëhershëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shtetet e Bashkuara abstenuan rezolutën, ku thelbi ishte kërkesa për hyrje të sigurtë të më shumë ndihmave humanitare. Ishte Uashingtoni që paralajmëroi Veto për rezolutën nëse nuk hiqej pika ku kërkohej armëpushim i menjëhershëm, pasi diplomatët amerikanë janë në një linjë me Izraelin, ku kërkojnë përmbushjen e kushteve për armëpushim. Abstenoi edhe Rusia që kritikoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, sipas analistëve ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë paralelisht presion nda Tel Avivit për ta bindur të ulë intensitetin e sulmeve dhe të ndalojë ofensivën për t’u hapur rrugë zgjidhjeve diplomatike.

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share