Pas Kurtit edhe Vuçiq takon zyrtarët evropianë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Paraprakisht, ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas orës 17:00 pritet një takim i përbashkët mes tyre. Deri më tani nuk ka ndonjë deklarim për mediat.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiçit si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve. Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share