Ivaniseviq- “S’ka asnjë shans që Novak Gjokoviq të luajë në US Open”

Nuk ka asnjë shans që Novak Gjokovicqtë luajë në grand slam të US Open”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga ish-tenisti Goran Ivaniseviq, aktualisht trajneri i serbit.

Gjokoviq, i pavaksinuar, nuk mund të hyjë në Amerikë për shkak të ligjeve në fuqi. Për pasojë, ai nuk mund të luajë në grand slam e US Open, ashtu sikurse edhe në dy turnetë Masters të Montreal dhe Sinsinati.

Novak do të bëjë gjithçka që është e mundur për të qenë në Nju Jork. Ndoshta e lejojnë të luajë me një leje të veçantë, por koha sa vjen e pakësohet. Personalisht nuk kam shumë shpresa që kjo gjë të ndodhë”, tha Ivaniseviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk besoj se presidenti Biden do të ndryshojë rregullat edhe pse shumë prej tyre janë absurd. Nëse je pozitiv, por je i vaksinuar mund të hysh në Amerikë. Nëse nuk je i vaksinuar jo edhe pse je negative. Kjo është absurde. Për fat të keq në sport bëhet shumë politikë”, tha Ivaniseviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share