Inter ‘shtyp’ Lazio, ngjitet në Champions

Përmbysin kryeqytetasit, Lautaro në historinë e zikaltërve

Inter përmbys Lazion dhe afrohet me zonën Champions League. Zikaltërit arritën që të merrnin 3 pikët në një 90-minutësh të nisur në malore ndaj kryeqytetasve, teksa triumfuan në “Giuseppe Meazza” me shifrat 3-1.


Por, këshillat e Inzaghit në dhomat e zhveshjeve u ekzekutuan me mjeshtëri në fushë. Hyrja në fushë e Martinez e Gosens ndryshoi rrjedhën, me Interin që arriti të shënojë tre herë dhe të sigurojë një fitore tepër komode. Lautaro Martinez ishte heroi me një dopietë personale, për të shkruajtur emrin në librat e historisë.

Argjentinasi është golashënuesi i 10-të më rezultat i Serie A me fanellën e Interit, me 75 gola të shënuar. Shifra të jashtëzakonshme, duke parë që kampioni i botës ka realizuar mbi 15 gola në tre sezonet e fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas kësaj fitoreje, Inter ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e katërt, aq sa Milani ndjekës, teksa Lazio pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 61 pikëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share