Italia shkakton zhgënjim te kuqezinjtë, Reja premton se do mësoj shqip nëse qëndron

Ismajli i kënaqur për golin

Humbja ndaj Italisë ka lënë shije të hidhur te kombëtarja shqiptare. Tekniku i kuqezinjve, Edoardo Reja ka pranuar se kjo disfatë ishte e rëndë për ta, ndërsa la të hapur gjithçka për të ardhmen.

“Meritonim të paktën të kishim shënuar edhe një gol. Mund të kishte shkuar rezultati. Humbja 3-1 mund të them që ishte pak e rëndë. Unë kërkoj vazhdimisht për lojtarë të rinj. Po punojmë gradualisht, do të vijnë edhe rezultat. Duhet të presim pak për lojtarë me peshë të madhe.

Bajrami është lojtar me personalitet dhe cilësi të madhe. Kemi folur shpesh për të ardhmen. Që kur kam filluar të punoj si trajner nuk kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Do të vendosë Duka në fund. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë, ai do e vlerësojë dhe do më thotë. Në qoftë se do të vazhdoj me Shqipërinë do të mësoj shqip”, ka thënë Reja.

Autori i golit, Ardian Ismajli u shpreh tepër i kënaqur për golin historik ndaj kombëtares axurre, ndërsa protagonistët e tjerë të kësaj sfide komentuan rritjen dhe objektivat e kuqezinjve në të ardhmen.

Këtë të shtunë, kombëtarja kuqezi do të luajë miqësoren e radhës, ndaj Armenisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share