Kalorësja që ka pasuri më shumë se Ronaldo e Messi së bashku

Anna Kasprzak, garuese olimpike në Londër 2012 dhe Rio 2016 është atletja me më së shumti pasuri të trashëguar. Pasuria e saj arrin në më shumë se 1 miliard euro, që i bie më shumë se Ronaldo e Messi së bashku.

Të ardhurat e saj vijnë kryesisht nga fakti se ajo zotëron, së bashku me vëllain e saj Andre dhe nënën e saj Hanni, markën daneze të këpucëve ECCO, me shitje 1.46 miliardë dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania u themelua nga gjyshi i Kasprzak, Karl Toosbuy, në vitin 1963. Kjo kompani ka pika në më shumë se 90 shtete të botës.

Biznesi i 33-vjeçares Anna Kasprzak përfshin gjithashtu një stallë private veshjesh në Haderslev, Danimarkë.

Ndërkohë pasuria e Messit vlerësohet 550 milionë euro, ndërsa e Ronaldos 370 milionë euro./Indeksonline/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share