Arsimtari Satki Ismaili, i cili më çarë ka qenë edhe drejtor shkolle në Tetovë theksoi në Klan Debat se duhet përkushtim më i madh për edukimin mediatik të nxënësve. Sipas tij, duhet të zgjidhet edhe në mënyrë ligjore ndalimi i telefonave të mençur nëpër shkolla, duke sugjeruar edhe kontroll më të rreptë.
“Po ju jap një shembull. Në shkollën ku unë jam mësimdhënës dhe kam qenë edhe drejtor, në kohën kur bëmë në formë institucionale përmes organeve shkollore ndalimin e përdorimit të telefonave të mençur në shkollë, efektet ishin superiore. Edhe sot e kësaj dite shumë pak përdoren telefonat. Rezultate fenomenale”, u shpreh mes tjerash ismaili./KlanMacedonia