MPB kërkon ndihmë në identifikimin e huliganëve

MPB-ja i drejton apel qytetarëve, nëse ndonjëri i njeh dikë nga huliganët, siç është personi në inçizim i cili hodhi koktej molotovi në drejtim të policisë dhe të godinës së Kuvendit, mund ta denoncojë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin policor më të afërt. Pa marrë parasysh se a është denoncimi anonim ose jo, nëpunësit policor do të veprojnë dhe nëse identiteti vërtetohet, kundër dhunuesve do të ndërmerren masa ligjore adekuate.
Ministria apelon deri te qytetarët të mos lejojnë të futen në skenare të askujt, ose në incidente të dhunshme, për arsye se do të ndërmerren masa të rrepta dhe nuk do të tolerohet shkelja e rendit dhe qetësisë publike. Çdo dialog duhet të udhëhiqet në institucionet e sistemit, kurse pikërisht policia e Maqedonisë është garantuesi i sigurisë të këtyre institucioneve, si dhe të shtetit dhe të qytetarëve të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share