Intensifikohet kriza humanitare në Gaza

Izraeli ka deklaruar se rrethimi i rripit të Gazës nuk do të përfundojë derisa Hamasi të lirojë pengjet

Kriza në Gaza vijon që të thellohet. Pa ushqim, ujë dhe energji spitalet në Gaza rrezikojnë që të kthehen në morgje. Izraeli ka deklaruar se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa pengjet izraelite të lirohen. Ndërkaq Egjipti vijon që të refuzojë çdo masë për të krijuar korridore të sigurta për palestinezët që ikin nga enklava.

Gaza është në krizë të rëndë humanitare. Spitalet rrezikohet të kthehen në morgje pasi izraeli ka ndërprerë energjinë ndërsa shumica e popullatës është në kufijtë e varfërisë.

I vetmi tec që furnizonte një zonë të vogëlm, pushui së funksionuaripasi përfundoi karaburanti. Furnizimi me naftë I gjeneratorëve është drejt fundit.

 Ne u zhvendosëm në tre strehimore. Ata goditën një ndërtesë gjashtëkatëshe, shkatërruan tre katet e fundit. Nuk ka vend të sigurt, sepse bombardimet vijojnë pa paralajmërim. A jemi ne objektivat tuaja kryeministër Benjamin Netanyahu? Jemi ne kafshë ?

Jemi të zhvendosur me fëmijë, rreth 150 veta. Ne nuk morëm asgjë me vete.Fëmijët vetëm bërtasin  gjatë gjithë kohës.  Tani situata po bëhet edhe më keq sepse nuk kemi as ujë as energji.

Agjencitë e OKB-së thonë se janë larguar nga shtëpitë rreth 340 mijë banorë të Gazës. Shumica po strehohen në spitale dhe shkolla, ndërsa numri I tyre pritet të rritet ndjeshëm ditë pas dite.

Pamjet me dron tregojnë shkatërrim në shkallë të gjerë në kampin e refugjatëve al-Shati në Gaza. Banorët shihen duke kërkuar nëpër rrënojat e ndërtesave të rrafshuara.

Rreth 535 ndërtesa banimi janë shkatërruar duke lënë rreth 250,000 të pastrehë.

Bilanci 1300 të vdekur ne gaza dhe 6 mijë të plagosur, ne izrael: 1200 te vdekur. Egjipti vijon diskutimet me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për të ofruar ndihmë humanitare përmes kufirit të tij me Rripin e Gazës, por refuzon çdo masë për të krijuar korridore të sigurta për palestinezët që ikin nga enklava. Kajro, një ndërmjetës midis Izraelit dhe palestinezëve, këmbëngul gjithmonë që të dyja palët të zgjidhin konfliktet brenda kufijve të tyre.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share